“Të gjithë presin të komentojnë disa humbje“, Anjeli merr në mbrojtje Pirlon: E gjithë bota do na godasë

Andrea Pirlo e ka nisur karrierën e tij si trajner me një përgjegjësi mjaft të madhe, teksa ka pranuar të marrë drejtimin e Juventusit. Stoli i një klubi të madh si ai i bardhezinjve, shtuar këtu faktin se “Zonja e vjetër“ po kalon një formë aspak të mirë pas dështimit të Sarrit, e bëjnë këtë detyrë një barrë të rëndë, që vë në dyshim faktin nëse shpatullat e “il maestro“-s mund ta mbajnë.

Megjithatë është presidenti Anjeli ai që i jep besimin trajnerit italain. Kreu i Juventusit thekson se të gjithë presin me padurim të komentojnë dhe sulmojnë bardhezintë pas një humbjeje, ndërsa më pas shton se stafi i Pirlos është më moderi që ka parë deri më tani.

“Më duket se të gjithë po presin të komentojnë për disa humbje. Detyra jonë është të shoqërojmë këtë rrugë fillestare me përvojën tonë, e cila do të jetë e mbushur me pengesa. Jemi para së gjithash një ekip, ku “ne” mbizotëron gjithmonë mbi “unë”, dhe është me të vërtetë bukur. Jam i bindur që sapo të marrim një humbje, e gjithë bota do të përpiqet të na godasë. Unë mendoj se ky është stafi i parë modern që shoh, të gjithë lëvizin me vetëdije për detyrën e tyre, ky është stafi që për dhjetë vjet do t’u duhet kampionëve të mëdhenj si De Ligt”, deklaroi Andrea Anjeli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *