Të gjithë po shqetësoheshin për nivelin e tij! Ronaldo shënon në 4 ndeshje thuajse gjysmën e golave të golashënuesit më të mirë në Arabi

Cristano Ronaldo firmosi për 2 vite e gjysmë në Arabinë Saudite dhe shumë persona menduan se në këtë kontratë u firmos edhe fundi i karrierë së tij. Në moshën 38-vjeçare dhe me sezonet e fundit që kanë pasur luhatje të konsiderueshme, pritshmëritë për të nuk ishin të larta. Dy ndeshjet e para zyrtare kaluan pa gola për të dhe opinioni sportiv nisi të shqetësohej për nivelin e 5 herë fituesit të Topit të Artë. Por situata ka ndryshuar tërësisht.

Një gol kundër Al Fateh-ut dhe 4 të tjerë kundër Al Wehda-së bënë që emri i Ronaldos të hynte në top 15-shen e golashënuesëve të Arabisë Saudite. Vetëm 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat dhe ish-lojtari i Realit të Madridit ka arritur të shënojë thuajse gjysmën e golave të golashënuesit më të mirë të ligës elitare arabe. Talisca, po lojtar i Al Nassr-it, prin tabelën e golashënuesëve me 13 gola të shënuar në 16 javët e para të kampionatit, ndërsa pas tij vijnë Carvalho dhe Hamdallahu me nga 11 gola. Shifra që pritet të arrihen shumë shpejt edhe nga Cristiano Ronaldo, që padyshim është i uritur për të vendosur rekorde e për të fituar trofe edhe në Arabinë Saudite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online