“Hallaçi na tregoi se kush jemi dhe ku jemi“, Tafas flet edhe për përmirësimin e gjuhës: Më bën presing nusja

Portieri i Kukësit ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka treguar arsyet që sollën ndryshimin e ecurisë së skuadrës verilindore. Tafas është shprehur se trajneri Hallaçi ka punuar shumë me anën e tyre psikologjike dhe më pas rezultatet pozitive kanë bërë të vetë, duke i çliruar më tepër lojtarët. Më tej, moderatori i emisionit, Altin Sulçe, i ka vënë në dukje përmirësimin e ndjeshëm të shqipes, duke qenë se vetë Tafas ka lindur dhe është rritur në Greqi. Meritat këtu duket se i ka edhe partnerja e portierit të Kukësit, pasi u përgjigj se ajo e nxit më së tepërmi për të përmirësuar gjuhën shqipe.

“Vjen një moment që çfarëdo lloj stërvitjeje që të bësh, është ky ngërçi psikologjik. Sa futesh në fushë, gjërat nuk të ecin mirë. Pëson një gol, demoralizohesh. (Hallaçi) Na ka ndihmuar shumë në aspektin psikologjik. Na ka folur shumë para ndeshjeve. Na ka treguar se kush jemi, se ku jemi, se çfarë rëndësie ka Kukësi. Një fitore bëri të vetën, filluam të besojmë më shumë. Përmirësimi i gjuhës? Kam nusen në shtëpi që më bën presing për gjuhën. Gjithë jetën kam jetuar në Greqi, rreth 20 vite”, ka thënë Anxhelo Tafas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online