“Të gjithë na panë si viktima, por jemi ne në Porto“, Zylbehari: Sukseset historike kanë ndodhur që kur Federata drejtohet nga një shqiptar

Faton Zylbehari ka qenë i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ora Sport“ në “Ora TV“. Zëdhënësi për shtyp i Federatës së Maqedonisë së Veriut gjendej në hotelin ku përfaqësuesja maqedonase po qendron e grumbulluar për sfidën kundër Portugalisë. Zylbehari tregon për projektin e Maqedonisë Veriore dhe thekson se ekipi ka ardhur në këtë pikë që nga viti 2017, duke nënkuptuar se është bërë një punë e madhe në Federatë.

“Sapo u futëm në hotel dhe në këto hotele superluksoz kishte prenotuar Italia. Por nuk ka ardhur këtu dhe ka ndërruar destinacion për në Konia. Është punë e destinuar të ngjitet shkallë në shkallë. Pa dashur të kërcejmë, pa dashur nga dy shkallë përnjëherë. Është një ekip që nga 2017, kur mori pjesë U21-shi në kampionatin europian U21 dhe më pas pjesa dërmuese të kombinuar me lojtarët më me përvojë, si puna e Ezgjanit, shkuan në Europian. Tashmë bashkohen me seleksionuesin që në 2017 bëri atë ekip që shkoi për herë të parë në Kampionat Europian. Dhe ja ku jemi për herë të parë me gjëra historike. Për herë të parë pas 20 viteve Gjermania mundet në shtëpi, për herë të parë Maqedonia kap vendin e dytë në një grup eliminator dhe ja ku jemi në balotazh. Të gjithë na panë si viktimë kur shorti ishte i pamëshirshëm me ne, na vendosi përballë Italisë. Por jemi ne këtu në Porto.

Në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut flitet me gjuhën e futbollit, jo maqedonisht dhe shqip. Jemi krenar, askush nuk na e merr të drejtën, sepse jemi shqiptar. Ne nuk është se kemi bërë ndarje kufijsh. Në kushtet du e Jemi të detyruar të jetojmë jashtë kufijve të shtetit biologjik, ne ne jemi krenar që gjithë ajo fatkeqësi që jetojmë të ndarë, në një farë mënyre kompsenohet, sepse ne të gjithë i gëzohemi suksesit të Shqipërisë, nesër Kosovës. Në kushtet kur nuk janë këto dyja, jemi ne. Ne gëzohemi për faktin se po bëjmë një garë sportive, përfaqësimi i shqiptarëve është rritur. Këto suksese historike janë duke ndodhur pikërisht kur Federata e Futbollit të Mqedonisë së Veriut po drejtohet nga një shqiptar“, ka deklaruar Faton Zylbehari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *