Të gjithë janë të trembur, por jo trajneri i Dinamos së Kievit: Nuk jam frikacak, do të rri në Ukrainë dhe nuk largohem për në Rumani

Të gjithë duan largimin nga Ukraina në këto momente, por jo trajneri i Dinamos së Kievit, Mircea Lucescu. Thuajse të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar në Ukrainë për të paktën 30 ditë. Ndërkohë tekniku i Dinamos së Kievit nuk e merr në konsideratë largimin.

“Unë nuk jam frikacak. Shpresoj se këta njerëz të mëdhenj dhe pa tru ta ndalojnë këtë që nisën. Nuk e kam menduar kurrë se do të vinte një ditë se kjo e sotmja”, u shpreh trajneri i Dinamos së Kievit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *