Të gjithë i thonë të largohet dhe Braithwaite refuzon çdo ofertë, Barcelona ka gati planin për “ta hequr qafe” me hakmarrje danezin

E ardhmja e Martin Braithwaite në Barcelonë është ende e paqartë. Martin Braithwaite dëgjoi nga autoritetet e Barcelonës disa kohë më parë se duhet të kërkonte një ekip të ri. Megjithatë, javët kaluan dhe sulmuesi danez është ende lojtar i klubit katalanas, situata nuk ndryshoi.

Sipas “Sport”, Braithwaite i refuzon të gjitha propozimet për transferim dhe dëshiron të qëndrojë në Barcelonë. Katalanasit i ofruan edhe shkëputjen e kontratës, falë së cilës danezi mund të kërkonte një ekip të ri dhe t’i bashkohej me transferim të lirë. Oferta mbërriti edhe në pagimin e rrogës për një vit, Braithwate kërkonte dy të tilla, çdo cent deri në fundin e kontratës.

Tensioni mes Barcelonës dhe lojtarit 31-vjeçar është i lartë. “Sport” bën me dije se e gjithë situata mund t’i bëjë katalanasit t’i ndërpresin kontratën në mënyrë të njëanshme në ditën e fundit të merkatos, gjë që do ta vështirësonte gjetjen e një ekipi të ri. Në ndeshjen e parë që Barcelona do të luante në Camp Nou, Braithëate mori edhe vërshëllimat e tifozëve të tij për shkak të kësaj sjellje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *