“Të gjithë e patë Juve-Inter”/ Fjalët e Lotitos hapin hetime në Italin, kreu i Lazios përfundon në zyrën e Prokurorisë

Fjalët e Lotitos e kanë dërguar këtë të fundit në zyrën e Prokurorisë Federale. Lazio këtë vit po befason gjithë Italinë, teksa po lufton dhemb për dhemb me Juventusin për titullin kampion në Serie A. Kampionati u ndërpre në muajin mars dhe në atë kohë bardhezinjtë sapo kishin marrë kreun me 1 pikë më tepër se bardhekaltrit, teksa mundën Interin në takimin e luajtur pa tifozë. Lotito bëri që të ngriheshin dyshime mbi këtë fakt, pasi në muajin priill do të shprehej për “La Repubblica“: “Sot jam 1 pikë larg Juventusit dhe kjo vetëm për shkak të ndeshjes Juve-Inter, që e patë të gjithë“.

Por këto fjalë kanë vënë në lëvizje prokurorët e Federatës së Italisë, të cilët kanë hapur një hetim. Kështu Lotito ka përfunduar në zyrën e tyre për të dhënë sqarime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje dhe për të shpjeguar qëllimin e kësaj fraze. Në rast dyshimesh për trukim atëherë do të ketë një çështje të hapur për Juventusin, në të kundërt do të jetë presidenti i Lazios ai që do e pësojë, pasi do të përballet me akuzat për deklarata të dëmshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online