“Të gjithë ata që përmendim çdo javë janë aty”, Stefa flet për miqësoren e kuqezinjve: Arabia ka bërë një fushatë të shkëlqyer

Gjergj Stefa ka dhënë një prononcim përmes “Skype”-it me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Gazetari shqiptar ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen miqësore të Arabisë Saudite me Shqipërinë, e cila do të zhvillohet në 26 tetor. Stefa e sheh si një mundësi shumë të mirë për lojtarët më në zë të Superiores që të përballen me një kundërshtar që do të jetë pjesë e Kupës së Botës në muajin nëntor. Sa i përket emrave që mungojnë në listë, Stefa është i mendimit se kanë qenë klubet ato që nuk kanë dhënë dritën jeshile, pasi Kombëtarja luan jashtë dative zyrtare të FIFA-s.

“Mendoj që më duket shumë normale. Një opsion shumë i mirë për lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar që të jenë të gjithë së bashku në drejtimin e stafit teknik për të bërë një ndeshje miqësore kundër një skuadre që do të marri pjesë pas disa ditësh në Kupën e Botës. Arabia Saudite ka bërë një fushatë eliminatore të shkëlqyer. Është një skuadër e tëra me lojtarë nga kampionati i Arabisë Saudite. E vetmja me sa di unë në këtë Botëror. Pretendime për listën? Asnjë pretendim. Të gjithë ata të cilët në i përmendim javë për javë, janë aty. Patjetër që mund të kishte edhe lojtarë të tjerë, por i bindur që shumica e atyre që nuk janë aty është sepse klubet e tyre nuk kanë pranuar. Sepse nuk është datë zyrtare”, është shprehur Gjergj Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *