Të gjitha gjërat po shkojnë mbrapsht për trajnerin e ri të Polonisë. Santos e nisi debutimin e tij me 6 mungesa kundër Çekisë, atje ku humbi me shifrat 3-1 në transfertë. Këtë herë Kombëtarja e tij do të përballet me Shqipërinë.
Por dhimbja e kokës vazhdon të shtohet pasi Polonisë i është dëmtuar edhe Matty Cash. Mbrojtësi i Aston Vilës ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e djeshme dhe tani është konfirmuar se zyrtarisht do të mungojë ndaj Shqipërisë. /Sport Ekspres/