Po flasin për fitore të thellë me kuqezinjtë! Ish-lojtari i Polonisë e komenton ndryshe: Kam frikë nga ndeshja me Shqipërinë, do të jemi më nervoz

Në Poloni morën një goditje të rëndë pas humbjes ndaj Çekisë në transfertë. Megjithatë polakët janë të bindur se me një fitore bindëse dhe të thellë ndaj Shqipërisë, do të rikthehen sërish në rrugën e duhur të kualifikueseve.

Por ish-lojtari polak, Tomasz Hajto, mendon të kundërtën. “Nuk e di nga kush kishim frikë me Çekinë. Nga dueli trup më trup? Nëse kemi pasur frikë këtu dhe humbëm 3-1, duke qenë një ekip shumë më i dobët, atëherë kam frikë nga e hëna me Shqipërinë. Aty do të jemi edhe më nervoz sepse na duhet me patjetër fitorja”, tha Hajto për “Polsat Sport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online