Të fundit/ Nga Bonuçi te Kaldara, Higuain dhe… Morata, situata!

Milani vazhdon që të kërkojë një sulmues “big” dhe objektivat janë Higuain dhe Morata. Sipas asaj që shkruan “Sky”, drejtori i përgjithshëm teknik i Milanit, Leonardo, ka kontaktuar agjentin e sulmuesit spanjoll, Morata, që është në pronësi të Çelsit.

Përgjigjia që ka marrë nuk ka qenë e pritura, pasi blutë do ta lëshonin vetëm me një ofertë që është e barabartë me 65-70 mln euro.

Sakaq, sa i përket frontit Bonuçi-Kaldara, për shkëmbimin e mundshëm që po përflitet prej dy ditësh, po sipas “Sky”, duhet kaluar një pengesë e lidhur me vlerësimin e kartonëve të dy lojtarëve.

Risultati immagini per caldara

Klubi kuqezi e vlerëson shumë lojtarin e tij, ndërsa Juventusi gjithashtu të tijin. Duhet punuar shumë për të gjetur formulën e duhur, por fakti është që palët duan të ndodhë ky shkëmbim, duke qenë se kapiteni i Milanit praktikisht ka bërë me dije se do vetëm Juven dhe se nuk do të pranonte ofertat e PSG-së, Mançester Junajtidit dhe ndonjë klubi tjetër.

Risultati immagini per morata

Vetë administratori i Juves, Xhuzepe Marota, për “Sportitalia” pranoi: “Duam të kënaqim dëshirën e Bonuçit për t’u kthyer te Juventusi, por nuk është e lehtë. Higuain-Çelsi? E ndjekin, por nuk është kaq e lehtë gjithashtu… Kaldara te Milani? Ndoshta mund të përfshijmë edhe lojtarë të tjerë. Duam ta mbajmë”.

Sakaq, rihapet diskutimi me Atletikon për Kaliniçin, pasi Simeone e do. Oferta e Atletikos me vetëm huazim dhe të drejtë e jo detyrim blerje, nuk ka bindur kuqezinjtë, pasi kanë frikën  e një Baka “bis”, që u rikthye nga Vilareali.

Risultati immagini per kalinic

Sa i përket Higuainit, rroga e madhe që përfiton dhe vlerësimi i Juventusit, prej 60 mln eurosh, tremb këdo, duke qenë se mosha e tij nuk është më e një adoleshenti dhe se dihet që forma fizike lë për të dëshiruar në fillim të sezonit, pa harruar se “Pipita” kërkon të paktën një kontratë prej 4 vitesh dhe me rrogë 7-7,5 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *