Emanuel Adebajor ka shkaktuar polemika me deklaratën e tij të fundit. Shumë yje të futbollit kanë vendosur të falin një pjesë nga pasuria e tyre e madhe e grumbulluar përgjatë karrierës. Eto dhe Drogba janë edhe shembujt më të fundit që ndihmuan vendlindjet e tyre, problemet e ekonomike të të cilave janë në nivele të mëdha. Por ish-sulmuesit të Realit të Madridit duket se nuk ia ndjen për bamirësi. Nëpërmjet një videoje live në “Facebook”-un e tij Adebajor ka thënë se nuk e ka sjellë ai koronavirusin në Togo dhe nuk ka për të dhuruar asnjë qindarkë për të luftuar këtë pandemi. Gjithashtu kërkon të largojë krahasimet me Eto dhe Drogba, teksa shprehet se bën çfarë dëshiron zemra e tij e jo çfarë bëjnë të tjerët.
“Unë gjithnjë i bëj gjerat ashti si m’i do zemra, jo sipas fjalëve të të tjerëve. Më vjen keq që më krahasojnë me Etonë dhe Drogbanë duke më pyetur pse nuk kam një fondacion apo pse nuk dhuroj, sikur e solla unë Koronavirusin në Togo. Nuk asnjë prej tyre, unë jam unë, Sheji Emanuel Adebajor. Një këshillë për të gjithë referuar donacioneve, unë nuk do e bëj atë. Gjithçka është e qartë dhe e thjeshtë fare. Faleminderit dhe ditën e mirë”, ka thënë Adebajor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/