Nuk mjafton vetëm suksesi i MMA dhe Uiskit, Conor Mcgregor mund të bëhet president i Irlandës

Që prej ditës që futi këmbët në oktagonin e UFC , Conor Mcgregor ka premtuar se do të lërë gjurmë në histori. Këtë e arriti duke fituar titujt në dy divizione të ndryshme dhe duke zhvilluar ndeshjen madhështore në arenën e boksit me Floyd Maywether. Suksesi i irlandezit arriti kulmin kur themeloi biznesin e uiskit të quajtur “Proper 12” ku brenda nje viti arriti 1 miliard dollarë shitje mbarë botën.

Por vendimet e mara gjatë periudhës së karantinës, ku përvec këshillave të herë pas hershme drejtuar qeverisë ,Conor Mcgregor ka dhuruar përafërsisht 2.3 milionë euro dhe mijëra maska e doreza, kanë bërë që shumë banorë të Irlandës të mendojnë se ai do të bëhet president i shtetit. Madje kompanitë e basteve i kanë vendousur një koeficient fillestar 100, numër i cili pritet të ulet ose të rritet në varësi të deklaratave të mëvonshme të luftëtarit të arteve marciale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online