Pas barazimit të djeshëm mes Interit dhe Fiorentinës, Juventusi është vetëm nje ndeshje larg titullit të kampion, të cilin mund ta fitojemë nëse mposht Udinezen. Pas ndeshjes Antonio Conte nuk ishte aspak i kënaqur me punën e skuadrës dhe të tij, pavarësisht se skuadra është në vendin e tretë, një pozicion që nuk e ka mbajtur që nga viti 2012.
“Nuk ka asgjë për tu gëzuar, të dalësh i dyti je thjesht i pari i humbësve”- ishin fjalët e trajnerit të Interit. Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Gasperinit, teksa në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Milanit, nuk ka ngurruar të ironizojë Conten.
“Për momentin jemi të dytët dhe do të ishte diçka e mrekullueshme po të qëndrojmë në mëtë pozicion. Për ata që luftojnë për Scudetto mbase është dështim të jenë i pari i humbësve, por për ne është shumë mirë pasi nuk kemi mbërritur kurrë të dytët”- u shpreh Gasperini, duke i kujtuar Kontes ekipet që janë duke drejtuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/