“Të dalë kampion kush luan bukur”, Plori e ka me Teutën: Luan futboll të shëmtuar

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Partizanit, duke humbur kështu vendin e parë në renditjen e Superligës së Shqipërisë. Tashmë është Teuta që prin kreun e klasifikimit, pas fitores me Laçin. Ndihmës trajneri i Vllaznisë ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ku deklaroi se në fund duhet të dalë kampion skuadra që luan futboll më të bukur dhe sipas tij ajo nuk është Teuta. Brdariç thekson se Teuta është skuadra që luan futbollin më të shëmtuar në Shqipëri.

“Mendoj se kampion duhet të dalë skuadra që luan futbollin më të bukur. Nga pesë skuadrat e vendeve të para, Teuta është skuadra që bën futbollin më të shëmtuar. Këtë vit, Teuta është vendi i parë më i shëmtuar për futbollin që ka dhuruar.

Të falenderojnë sulmuesin që shënoi atë gol, bravo u qoftë, se me atë futboll që kanë zhvilluar… Është një skuadër që mbrohet mirë, ka ekuilibër në fushën e lojës, por nuk mund të më thotë kush se kjo skuadër ka zhvilluar futboll të bukur“- u shpreh Plori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online