“Na vjen dhe bën filma këtu”, Munishi kundër trajnerit të Kosovës: Fton disa lojtarë që nuk kanë vend as në Superligë

Mirlind Daku nuk u ftua nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet e Kosovës kundër Suedisë dhe Spanjës. Lojtari i cili aktivizohet tek Ballkani është golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, por nuk u pa si i nevojshëm nga trajneri zviceran për të mbajtur repartin e sulmit.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka përkrahur sulmuesin 22 vjeçar në deklaratën e tij, duke kritikuar Challandesin për zgjedhjen e gabuar. Sipas tij është e pamundur që një lojtar që ka shënuar 26 gola në Superligën e Kosovës, të mos thirret për ndeshjet e përfaqësueses. Gjithashtu edhe Leart Paqarada u ndie i pavlerësuar nga Shaland duke u shprehur se nuk do të vijë më te Kosova deri në momentin që do të jetë i njëjti trajner.

“Një futbollist që shënon 26 gola nuk ftohet dhe vjen dikush tjetër që për sy të ballit nuk luan dot as në Superligën e Kosovës, është tmerr. Atij zvicerani duhet t’i dhembi koka që na vjen dhe bënë filma këtu”, u shpreh Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online