Romelu Lukaku rezultoi një dështim këtë sezon. Sulmuesi belg është vite dritë larg shkëlqimit që pati në Serie A, teksa në Londër nuk po justifikon aspak 100 milionët e shpenzuar nga Abrahamovich. Por te Chelsea tashmë nuk ka më tolerime. Trajneri Tuchel ka dhënë mesazhin e parë se për situatën e Lukakut nuk ka faj sistemi i përdorur prej tij, duke ia lënë përgjegjësinë të gjithë sulmuesit.
Ndërkohë, “TalkSport” bën me dije se Chelsea po mendon të largojë për herë të dytë 28-vjeçarin. Lamtumira e Lukakut është shansi i artë për Armando Brojën. Me sezonin e jashtëzakonshëm të zhvilluar deri më tani në Premier League, Tuchel nuk ka pse të kërkojë shumë gjatë për njeriun që do të mbajë peshën e sulmit për sezonin e ardhshëm në “Stamford Bridge”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/