“Të bën të ndalosh kur e lexon, Sylvinho drejton Shqipërinë”! Media spanjolle çuditet: Ka marrë ide nga Pep Guardiola dhe Frank Rijkaard, tani gjen Brojën dhe Asllanin

Zyrtarizimi i Sylvinhos si trajneri i Shqipërisë ka sjellë një jehonë të mediave ndërkombëtare. Për shkak të karrierës së pasur të tij si lojtar, por jo aq e varfër edhe si trajner, mediat i kanë kushtuar jo pak rëndësi. Fundja si mund të jetë e varfër karriera si trajner kur Sylvinho ishte personi i dytë përgjegjës për rezultatet e Brazilit në Botërorin e Katarit?

Një përshkrim jo pak interesant vjen nga “Legalsport.net”, një media spanjolle, që nuk e fsheh habinë e këtij zyrtarizimi që erdhi nga vendi ballkanik. “Viti 2023 u hap me një nga ato lajme që të bën të ndalosh kur e lexon: “Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë. Për më tepër, merr në staf Pablo Zabaletan dhe Doriva. Braziliani ka pasur mësues të mirë: “Arsene Ëenger, Victor Fernandez, Frank Rijkaard, Pep Guardiola. Mes mbylljes së karrierës dhe kalimit në pankinë, Sylvinho mezi po priste, kishte ndarë një dhomë zhveshje me mendje kaq të zgjuara.

Tani do të gjejë një Kombëtare me lojtarë të rinj, mund të jetë optimist. Sylvinho do të takohem me Armando Brojën nga Chelsea, Marash Kumbullën nga Roma, Kristjan Asllanin nga Interi dhe Nedim Bajramin nga Empoli. Pa harrura Elseid Hysajn nga Napoli, Thomas Strakoshën, Berat Gjimshitin, apo edhe Keidi Baren me Myrto Uzunin që janë në Spanjë”, shkruhet në median spanjolle. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online