Refuzoi Shqipërinë! Greqia nuk pret dhe i dërgon menjëherë ftesë, Andreas Ndoj do të debutojë me fanellën e helenëve kundër Gjibraltarit

Andreas Ndoji nuk zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë. Tashmë është histori e ditur se mbrojtësi i ri do të mbrojë ngjyrat e helenëve. Greqia nuk ka pritur të humbas më shumë kohë dhe e ka shfrytëzuar momentin. Sipas raportimeve të mediave greke, një ftesë ka mbërritur menjëherë te lojtari i Olimpiakosit.

Ai do të jetë pjesë e Kombëtares kundër Gjibraltarit, në ndeshjen që do të zhvillohet në 24 mars për kualifikueset e Europianit. Federata Greke ka nisur menjëherë veprimet për të zgjidhur të gjitha problemet dhe dokumentet e nevojshme pasi Ndoji ishte pjesë e moshave të Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online