Totenhami humbi ditën e djeshme ndaj Liverpulit, por dje kanë marë një çmim prestigji. Lojtari kryesor i kësaj skuadre, Heunge Son Min fitoi çmimin “Puskas” për golin më të bukur të vitit.
Sulmuesi koreano jugor e shënoi këtë gol përballë Burnleyt në datën 17 dhjetor të vitit 2019. Në videon e mëposhtme do të keni mundësi të shikoni këtë realizim magjik nga Son, i cili mer topin nga shoku i skuadrës Vertongen brenda 16-shes së portjerit Lloris, vrapon për gati 85 metra, driblon mbrojtësit e Burnleit dhe shënon. Është një nga ata golat që të bën të dashurosh më shumë futbollin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Ladies and gents, your Puskas winner, Heung Min Son for this sensational solo run. #TheBest pic.twitter.com/ULZ812KkgM
— SOCCER.COM (@soccerdotcom) December 17, 2020