“Më kërko falje”! Trajneri i Veronës shpërthen ndaj drejtorit të Fiorentinës: Shih Kumbullën, Rrahmanin dhe Amrabat

Verona do të surprizonte në sezonin e shkuar të Serisë A me rezultatet e arritura dhe duke krijuar lojtarë me kualitete të mëdha për tregun europian. Padyshim që mes futbollistëve që spikatën janë Marash Kumbulla, Amir Rrahmani dhe Amrabat. Ndërkohë drejtori i Fiorentinës, Prade, zgjodhi që të konfliktohej me trajnerin e Veronës, Juriç, duke u shprehur se këto zbulime nuk janë merita e tij.

Por në konferencën për shtyp, Juriç ka folur me gjuhë të ashpër duke thënë se Prade duhet të kërkojë falje pasi shembujt flasin qartë.

“Ditët e fundit ai foli për lojtarët që janë larguar nga Verona, duke thënë që ata duhet të vlerësohen jo si prodhimet e mia. Unë mendoj se duhet të kërkojë falje si atyre ashtu edhe klubit Hellas, sepse nuk duhet të flasë për lojtarët e mi.

Gjithashtu mendoj se fjalët e tij nuk janë të vërteta, pasi të gjithë lojtarët që janë larguar këtu janë shumë të fortë dhe po e provojnë ose do ta provojnë. Ajo që është e sigurt është se Roma, Napoli dhe Fiorentina kanë bërë një pazar me Kumbullën, Rrahmanin dhe Amrabat”, u shpreh Juric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online