“Po paguajnë këto mungesa”, gazetari italian: Ka një tjetër lojtar te Milani që vlen sa Ibrahimoviç

Milani u ndal në një tjetër barazim ndaj Genoas dhe tashmë kuqezinjtë e shikojnë veten vetëm 1 pikë larg “kushërinjve” të Interit. Mungesat e Kjaer dhe Ibrahimoviç janë mëse të dukshëm, teksa “djalli” po shfaq shenja dobësie si në sulm ashtu edhe në qendër të mbrojtjes.

Sipas gazetarit Italian ,Mateo Marani, Kjaer dhe Ibra duhet të rikthehen sa më shpejtë në mënyrë që Milani të ndjej siguri dhe të qëndrojë në krye. “Milani ka qenë shumë mirë deri më tani, por po paguajnë për mungesat e Ibra dhe Kjaer, i cili po dëshmon se është po aq themelor sa suedezi.

Pa të, kuqezinjtë kanë pësuar katër gola kundër Parma dhe Genoa. Milani po bën gjëra të jashtëzakonshme, ka dyfishuar pikët që kishte një vit më parë. Për të qëndruar në krye, Milani ka nevojë për Ibra dhe Kjaer”- u shpreh gazetari italian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online