E ardhmja e Ernest Muçit mbetet ende një mister. Pas lajmeve të fundit se Trabzonspori nuk do të ushtronte të drejtën për blerjen e kartonit, një deklaratë e presidentit të klubit ka përmbysur situatën. Sipas asaj që citon “61Saat”, Etugrul Dogani ka thënë se sapo trajneri të japë miratimin, atëherë klubi do të punojë për të blerë Muçin.
“Situata e Ernest Muçit është një vendim teknik. Në momentin që trajneri ynë thotë: ‘ai duhet të qëndrojë’, ne si klub do të bëjmë atë që është e nevojshme. Shifra që kam në mendje është rreth 7.5 milionë euro dhe nëse ka ndonjë gabim, ne do ta korrigjojmë”, ka deklaruar Ertugrul Dogani.
Ndërkohë, sipas marrëveshjes, Trabzonspori duhet të aktivizojë të drejtën e blerjes deri më 10 maj. Shifrat që duhet të paguajnë është 8.5 milionë euro, të cilat do të shlyhen në 5 këste me të njëjtin vlerë secili./Sport Ekspres/