Taulant Seferi reagon me thënie profetike për situatën e Tiranës: Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi

Tirana nuk arriti dot që të përmbushte pritshmëritë duke u eliminuar nga Dudelange. Një moment i vështirë që duhet lënë menjëherë pas krahëve, pasi bardheblutë do të përballen tani me Zrinjski në turin e dytë të Conference League.

Për këtë situatë të klubit ka reaguar edhe Taulant Seferi me një thënie profetike. “Gjithmonë është krenari të luaj për këtë klub të madh, të ecim përpara. Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi”, shkruan Seferi në “Instagram”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *