Taulant Seferi nuk e përmbushi vlerën e 1.5 milionë eurove, “i lidhur” nga Dudelange dhe ende larg Skukës në Europë

Një goditje e madhe mbërriti për Tiranën që u eliminua nga Dudelange në Champions League. Ishte një nga ato “përjashtime” që nuk të lënë me makthe dhe ëndrra të këqija, pasi kampionët e Luksemburgut i mundën bardheblutë në dy ndeshje.

Zhgënjimi më i madh në total ishte padyshim Taulant Seferi. Presidenti Halili i besonte aq shumë këtij sulmuesi sa që nuk ngurroi të vendoste bast me të gjithë, se vlera e tij shkonte në 1.5 milionë euro.

Kjo duhet t’i jepte më shumë përgjegjësi Seferit për të bërë diferencën. Por në totalin e dy takimeve, lojtari nuk bëri asgjë. Asnjë gol i shënuar, asnjë asist i dhënë. Shumë më ndryshe nga Skuka që mori përsipër Partizanin kundër Saburtalos me asistin e dhënë.

Seferi do të falte një gol të sigurt në fillim të ndeshjes, kur Tiranës i duhej me patjetër që të shënonte. Pas këtij rasti të humbur do të pasonin edhe të tjerë për të rënduar më shumë gjendjen psikologjike. Ajo që duhet të theksojmë është se ndeshjet europiane do të shërbenin edhe si një provë për të treguar forcën reale të Seferit, por deri tani po dështon që të shfaq fytyrën e kampionatit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online