“Taulant Seferi mund të luajë në Serinë A”, rrëfimi i Refik Halilit: Ismajlgecit i kam premtuar mund të largohet, Grenti do të më spostoj mua

Refik Halili ka dhënë një intervistë për “News24” ku ka folur për ecurinë fantastike te Tiranës në këtë sezon me Orges Shehin. Bardheblutë janë shumë pranë titullit kampion, por për presidentin e bardhebluve, nuk ka mbaruar ende asgjë. Kur flitet për Taulant Seferin, Halili është shprehur se ky lojtar mund të luaj edhe në Serinë A.

“Ne duam që të kemi statistika sa më të mira dhe asgjë nuk ka mbaruar për titullin kampion. Ekipi është shumë i mirëorganizuar. Ka harmoni të jashtëzakonshme dhe të them të drejtën, nuk e kam parë prej kohësh një gjë të tillë. Orges Shehi është si një prind për lojtarët, punon shumë për ta mbajtur këtë grup. Na duhen edhe dy lojtarë të tjerë për të shkuar më tutje në Europë. Taulant Seferi? Kam pasur shumë besim te ai. Vjet ka pasur shumë dyshime për të dhe ne bëmë marrëveshjen trevjecare me të.

Për Seferin do të jetë oferta më e mirë në Kupat e Europës. Për mua ai lojtar e meriton të luajë edhe në Serinë A. Pritet që t’i rritet vlera nga ndeshja në ndeshje. Ismajlgecit i kam premtuar se mund të largohet edhe pa shkuar te Kupat e Europës pasi dy shokët e tij, Muci dhe Celhaka, u transferuan jashtë Shqipërisë. Është lënë edhe Grenti te Tirana që e ka për detyrë të punojë më shumë se çdokush tjetër në klub dhe në të ardhmen të më spostojë dhe mua, ku unë spostohem vetë, për të bërë më mirë te Tirana”, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online