Taulant Seferi apo Juljan Shehu do të iki në Poloni? Luf.ta dhe basti mes dy gazetarëve polakë për informacionet ekskluzive: Do ta shohim nesër

Në mbrëmjen e djeshme ka pasur zhvillime të reja sa i përket dy lojtarëve më të rëndësishëm të këtij sezoni në Superiore për ekipet e tyre përkatëse, Tiranën dhe Laçin. Bëhet fjalë për Taulant Seferin nga një krahë dhe Julian Shehun në tjetrin.

Gazetari polak, Szymon Janczyk, shprehu siguri të madhe me burime të sigurta se ekipi i sapo ngjitur në elitën e Polonisë, Widzewa Lodz, po kërkonte të merrte kartonin e Taulant Seferit. Në atë moment ishte gazetari tjetër polak i quajt Kamil, që në llogarinë “Twitter” sfidoi hapur:

“Dakort, atëherë Szymon thotë se duan Seferin dhe unë po ju them se do të marrin Julian Shehun. Do ta shohim nesër se kush ka të drejtë”. Ky ishte basti me informacionet ekskluzive të dy gazetarëve polakë që në mbrëmjen e djeshme, ndërsa ditët në vazhdim do të tregojnë se kush do të ketë të drejtë mes tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *