“I mbytëm në krahun e djathtë”, Starova merr në mbrojtje Beratin: Nuk ishte faji i Gjimshitit, ta kuptojnë të gjithë

Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1 në transfertën kundër Islandës, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Sulejman Starova ka analizuar paraqitjen e kuqezinjve në Rejkjavik. Në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”, ish-trajneri i njohur shprehet se ekipi ynë kombëtar pati një dominim në pjesën e parë, ndërsa në fund zhvesh Gjimshitin nga përgjegjësia e fajit në golin e pësuar.

“Reja është trajneri i ekipit tonë kombëtar. Ne duhet të jemi ‘fair’ me atë trajner, sepse e morëm dhe ta çojmë deri në fund atë kontratë. Ta lëmë Rejën, të merremi me ekipin tonë kombëtar. Objektivi jonë është të dalim në vend të parë në grup. Unë kam besim se do të dalim.

Në pjesën e parë i mbytëm me krahun e djathtë, kjo ishte meritë e Abrashit. Na rrezikuan një herë me një gabim të Berishës. Nuk është ndonjë çudi e madhe që dominojmë me ata. Edhe po të jetë Broja, ne do kemi probleme kur na mbyllen kundërshtarët. Pas pjesës së parë kishte një farë euforie, që në harkun e 3-4 minutave e përmbysëm atë dominim të pjesës së parë.

Goli i pësuar? Nuk ishte gabimi i Gjimshitit. Se i kemi vendosur një emër tani, Gjimshiti. Gabimi ndodhi në një situatë 4 kundër 3. Nuk ishte faji i Gjimshitit, ta kuptojnë të gjithë këtë. Ishte faji i mbrojtjes“, ka thënë Sulejman Starova./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online