Iu vonua udhëtimi për në Shqipëri me tre orë, izraelitët zotohen: Nuk do të jetë justifikim për rezultatin

Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Udhëtimi i tyre u shty për rreth tre orë, duke ngrysur jo pak fytyrat e lojtërëve dhe të stafit. Shkak për këtë u bë pesha mbi normën e lejuar për të zhvilluar udhëtimin me avionin e rezervuar. Megjithatë, në kampion izraelit zotohen se ky incident nuk do të shërbejë aspak si një justifikim në rast të një rezultati negativ.

“Ajo që ndodhi nuk do të jetë një justifikim për ndonjë rezultat. Ne nuk do të kërkojmë të shpjegojmë asnjë rezultat në një vonesë prej tre orësh. Këto janë gjëra që ndodhin çdo ditë në botë. Linjat ajrore anulojnë fluturimet çdo ditë dhe incidente ndodhin gjatë kësaj periudhe në të gjitha aeroportet.

Ne kishim stërvitjen tonë të përditshme në Shefayim në mëngjes, kështu që lojtarët morën njësinë e tyre të stërvitjes ditore. Pra, është e vërtetë që kishte minuta të bezdisshme në aeroplan dhe nuk ishte e këndshme të dilnim nga avioni, por në fund ne mbërritëm në Shqipëri para mesnate dhe të gjithë fjetën në shtretër të rehatshëm“, është qendrimi i Kombëtares së Izraelit./Halit Delibashi-sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online