Tatimet “rrethojnë” FSHF-në, rikthehet “lufta” e harruar

0

Edhe qeveria Berisha deshi të auditonte fondet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe u ndal nga ndërkombëtarët, ndërsa tani vjen tentativa e re

Nuk ka fund historia e zgjedhjeve për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, sepse beteja e nisur nga Bashkim Fino tashmë vazhdon edhe me ndihmën e Tatimeve. Në FSHF ka mbërritur një shpkresë ku jepet njoftimi se do të ushtrohet një kontroll tatimor. Synimi i kontrollit është që të marrë listën e personave të punësuar në FSHF në dekadën e fundit si dhe të merret listat me tatimet e paguara për çdo të punësuar.

PËRPLASJA E RE – FSHF nuk e ka për herë të parë këtë betejë me shtetin. Edhe në kohën e qeverisë Berisha u tentua të bëhej audit me fondet e FSHF-së dhe urdhri ishte i prerë nga kryeministri i asaj kohe. Qeveria shqiptare doli e humbur, sepse UEFA, që aq shumë po e shajmë tani, i doli hapur në mbrojtje FSHF-së, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prekjen e saj. Sipas UEFA-s, fondet e FSHF-së nuk vijnë nga shteti shqiptar, që ka për detyrë të auditojë fondet që jep vetë, por jo fondet që jep UEFA.

FSHF NJOFTON NDËRKOMBËTARËT – Tani nis sulmi i ri, që duket qartë që ka prapavijë politike, ndaj FSHF menjëherë ka njoftuar UEFA-n. Gjithçka sipas FSHF-së ka lidhje me garën mes Dukës dhe Finos në zgjedhjet për kreun e ri të Federatës dhe tashmë Fino po tenton në çdo mënyrë për të gjetur rrugën e largimit të Dukës. Kërkesa për kontroll nga Tatimet është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë. Edhe para zgjedhjeve u fol për kontrolle tatimore në çdo klub, çka u konsiderua presion i hapur për votuesit, ndaj pas zhurmës së madhe u vendos që kontrolli tatimor të shtyhej për pas zgjedhjeve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.