Alavesi kërkon të blejë klub në Ligën 2 franceze

Deportivo Alavesi, klub i La Ligës në Spanjë, po tenton të blejë një klub në Ligën 2 franceze. Bëhet fjalë për Sochaux (Sosho), që prej disa vitesh është pronë e grupit kinez Tech Pro.

Lidhja mes dy klubeve në fakt nuk është e re, sepse një ndër anëtarët e bordit të Alavesin, Toni Liu, drejton kompaninë Ledus, që operon në Spanjë dhe varet nga Tech Pro.

Drejtues të Alavesit kanë vizituar zyrat e klubit francez dhe kanë biseduar me pronarët e tij, por çmimi i vendosur nga Tech Pro është tepër i lartë, 7 milionë euro.

Alavesi nuk e ka për herë të parë idenë e afrimet me klube të tjera, sepse ka partneritet edhe me NK Rudesh në Kroaci, si dhe me një klub në Finlandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online