“Tatëpjetë” për Balotelin, Vieira vendos për të!

Mario Baloteli duket se nuk po gjen qetësi. Pavarësisht rikthimit me kombëtaren italiane muajin e kaluar, sulmuesi ka arritur të luajë vetëm në tre ndeshje për ekipin e tij.

Pikërisht mbrëmjen e nesërme Nisë sfidon Tuluzë, në një sfidë të vlefshme për Ligën e parë franceze. Trajneri i Nisës, Patrik Vieira nuk e ka përfshirë në listën e të grumbulluarve për këtë ndeshje Balotelin. Italiani që pas spekulimeve gjatë merkatos së verës, për një transferim tek Olimpik Marsej duket se nuk po gjen formën e tij.

Tekniku francez e ka komentuar si diçka normale lënien jashtë të “Super Marios”, teksa ka thënë që thjesht po mundohet që t’i japë kohe sulmuesit.

“Nuk kam dyshime në aftësitë e Balotelit dhe në dëshirën e tij për të dhënë më të mirën. Unë pres shumë nga ai dhe dua që t’i jap kohë. Po punon shumë mirë këto kohë dhe do të rikthehet më i fortë”, përfundoi ish-mesfushori Vieira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *