Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i Vejles. Klubi danez ka zyrtarizuar ditën e djeshme largimin e ish-trajnerit të Partizanit, i cili lë ekipin pas thuajse dy vitesh. Rezultatet negative të kohëve të fundit, si dhe vendi i fundit në kampionat, duket se kanë sjellë vendimin.
Te Vejle, Sormani mori me vete dhe Ylber Ramadanin, të cilin e kishte nën urdhrat e tij në kohën që drejtonte Partizanin. Gjithashtu, me danezët, aktivizohet dhe lojtari i kombëtares sonë U-21, Arbnor Muçolli.
Meddelelse fra Vejle Boldklub: https://t.co/rF5rIxKrQL #sldk #VejleB pic.twitter.com/vp6KKo0RD1
— Vejle Boldklub (@Vejle_B) March 5, 2019
Kujtojmë, Sormani e nisi në mënyrë perfekte aventurën e tij në Danimarkë, pasi arriti që ta ngjisë Vejlen në elitë e futbollit danez, pasi e mori nga kategoria e dytë.