Tare përvesh mëngët dhe piketon zëvendësuesin e Muriqit, hedh sytë te dy sulmuesit e Serie A

Imobile është lojtari që po mban i vetëm peshën e sulmit te Lacio. Sarri nuk i beson aspak Muriqit dhe me largimin e këtij të fundit, Tare duhet të gjejë një tjetër emër për të bërë rotacionin me Imobilen. Drejtori sportiv shqiptar ka piketuar tashmë dy profilet e mundshme që mund të përshtateshin më mirë me ekipin bardhekaltër dhe me skemat e trajnerit.

Tare hedh sytë brenda kampionatit, më saktë në radhët e Veronës. Sipas “La Gazzetta dello Sport“, Kaliniç dhe Lazanja janë dy sulmuesit që pëlqehen nga shqiptari. Në merkaton e janarit pritet që Lacio të hedhë hapin e parë dhe të përpiqet të sigurojë firmën e njërit prej lojtarëve të Veronës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online