Ekipi i Lacios është kthyer në një “oaz” për lojtarët me origjinë shqiptare, kjo falë drejtorit sportiv, Igli Tare. Ky i fundit i ka përkrahur jo pak elementët shqiptarë. Kujtojmë Etrit Berishën, Lorik Canën, Thomas Strakoshëm e së fundmi dhe Valon Berishën.
Tare nuk ndalet këtu, pasi ka marrë te moshat e ekipit italian dhe shqiptarin Galip Arapin. I riu u mor në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit nga skuadra e Empolit. Ai do t’i bashkohet moshave të Lacios.
Arapi nuk është një emër i panjohur në Itali, pasi është një produkt i Akademisë së Empolit, ndërkohë që ka luajtur dhe me moshat e Shqipërisë U-17. Lojtari 17-vjeçar vesh fanellën tonë përfaqësuese. Ai është sulmues.