Tare gjen arrin akordin, një spanjoll me eksperiencë bëhet zëvendësuesi i Strakoshës

Porta e Lazios ka mbetur e gjitha në duart e Strakoshës dhe në Romë prej kohësh po përpiqen që të gjejnë një zëvendësues për shqiptarin. Në Itali e bëjnë të sigurt se Igli Tare tashmë e ka gjetur emrin e ri për katërkëndëshin dhe marrëveshja është mbyllur.

Një spanjoll me një eksperiencë të gjerë nga pas vjen për t’u bërë zëvendësuesi i Thomas Strakoshës. Bëhet fjalë për Pepe Reinan, 37-vjeçari që më parë ka qenë pjesë e Napolit dhe kartoni i të cilit mbahet nga Milani, ka pranuar të firmosë një kontratë 2-vjeçare. Gardiani spanjoll do të arkëtojë 3.5 milionë euro në sezon dhe pritet të kryejë vizitat mjekësore në ditët në vijim për të zyrtarizuar gjithçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online