Tani vlen më pak edhe se një lojtar i Superiores, Etrit Berisha shqyrton ofertat jashtë Italisë me çmimin e kartonit që shkon në…pikiatë

Largimi është e vetmja mundësi e mbetur për Etrit Berishën. Portieri shqiptar ka humbur vendin e titullarit te Torinon dhe për të marrë minutat e duhura tashmë ka nevojë të ndryshojë ambient. Pistë kontrete ishte ajo e Salernitanës, por klubi italian firmosi me Oçoan. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se tashmë Etrit Berisha është duke shqyrtuar ofertat nga jashtë Italisë.

Ekzistojnë disa mundësi për të jashtë Serisë A, të cilat po vlerësohen me kujdes nga ai dhe menaxheri i tij. Ndërkohë, Torino kërkon të paktën 500 mijë euro për të hyrë në bisedime për shitjen e kartonit të tij. Një shifër kjo fare e ulët, teksa kujtojmë se vlera e Redon Xhixhës është aktualisht në treg 550 mijë euro sipas Transfermarkt. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *