Duhej marrë apo jo Benzema në finale? Kapelo habit: Me të mund të fitohej Botërori, por nuk ka rëndësi, as unë nuk do e merrja

Fabio Kapelo ka komentuar vendimin e Didier Deshampit për të mos hedhur në fushë Benzemanë në finale të Kupës së Botës. Sulmuesi francez u largua nga grumbullimi përpara nisjes së kompeticionit për shkak të një dëmtimi, por ishte i gatshëm për finalen. Megjithatë, Deshamp vendosi të mos e thërrasë përsëri në ndeshjen më të rëndisishme të trikolorëve.

Verdikti i tij ka hapur shumë debate në opinionin sportiv, me një pjesë që është pro trajnerit të Francës, ndërsa pjesa tjetër mbështet Benzemanë në këtë çështje. Kapelo i del në krahë Deshampit dhe tregon se ka bërë të njëjtën gjë me Saviçeviçin në karrierën e tij.

“Jo, ai nuk e kishte gabim. Bëra të njëjtën gjë me Saviçeviçin përpara finales së Kupës Interkontinentale në 1993. Mëngjesin përpara ndeshjes ai më tha se ishte gati për të luajtur pasi unë kisha përgatitur gjithçka. Me gjithë respektin, nuk e lashë të luante. Mendova se ishte një vendim i drejtë për skuadrën. Pyeta mbetet. A do të fitonte Milani dhe Franca me Saviçeviçin dhe Benzemanë një tjetër trofe? Ndoshta po, por kjo nuk ka rëndësi”, ka deklaruar Fabio Kapelo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online