12 milionë euro po e blenë nga La Liga 2 dhe 18 milionë euro po e blenë nga La Liga, ja klauzola që Granada i ka vendosur Myrto Uzunit

Myrto Uzuni është përshtatur mjaft mirë me Granadën, ku është kthyer në një lojtar kyç për skuadrën. Sulmuesi shqiptar udhëheq listën e golashënuesve në La Liga 2, me 11 gola të shënuar në 21 ndeshje të zhvilluara në kampionat. Inteligjenca Artificiale Olocip e ka përzgjedhur 27-vjeçarin në formacionin më të mirë për gjysmën e zhvilluar të sezonit.

Përveç portierit, Uzuni ka vlerën më të madhe në të 11 lojtarët e përfshirë në këtë formacion. Ndërkohë media prestigjoze “AS“ ka zbuluar edhe klauzolën në kontratën e futbollistit nga Berati. Ky i fundit ka firmosur deri në vitin 2026 për Granadën dhe mund të largohet për 12 milionë euro nëse ekipi gjendet në La Liga 2 dhe për 18 milionë euro në rast se skuadra gjendet në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online