“Tani të mundim Partizanin, do qëndrojmë në Superiore”! Trajneri i Bylisit tregon si humbi Kastrioti me fjalën e urtë nga Turqia: Uthulla e fortë dëmton enën e vet

Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit do të shtyhej pas kërcënimit që kishin marrë arbitrat. Kjo përballje e prapambetur u zhvillua në ditën e sotme dhe përfundoi në shifrat 0-2. Krutanët e nisën në mënyrën më të keqe takimin pasi në të 6 do të ndëshkoheshin me karton të kuq.

Kodra la me 10 lojtarë Kastriotin pas një gjestin antisportiv. Goli i parë i ndeshjes mbërriti nga Kaçorri në minutën e 17 dhe vetëm 20 minuta më vonë, ishte Zhoalison që shënoi golin e dytë për Bylisin me penallti. Pas këtij rezultati, Kastrioti duket i rrëzuar nga Superiorja, ndërsa nga krahu tjetër, ballshiotët janë ende në vallen e mbijetesës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Shensoji: “Jam i kënaqur me tre pikët sot, më pak me lojën. Sot fitoi ekipi që ishte më mirë i përgatitur psikologjikisht.  Në Turqi thonë: “Uthulla e fortë e dënon enën e vet”. Kjo ndodhi me Kastriotin, agresiviteti i tepërt e dëmtoi. E paguan faturën e tyre, ishin shumë agresiv. Dogjën veten e tyre. U takova edhe me Celën para ndeshjes, ka bërë shumë mirë si trajner. Bylisi nuk do të largohet nga Superiorja. Na duhej kjo fitore për të vërtetuar se jemi në rrugë të mirë. Tani duam që të fitojmë kundër Partizanit në transfertë, ta thyejmë traditën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *