Tani quajeni “Doktor Shehi”

Një ceremoni madhështore dhe emocionuese i zhvillua dje në mesditë në Korçë, ku Orges Shehi u nderua me “Honoris Cauza”. Certifikatë mirënjohjeje edhe për presidentin

Leonard Trebicka
Kishte ditë të tëra që gazeta “Sport Ekspres” e kishte bërë publik lajmin e çmimit që do të merrte kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, dhe dje në mesditë Korça ka qenë në festë. Në orën 12:00, në amfiteatrin e universitetit “Fan S. Noli”, kanë qenë të pranishëm rektori i këtij universiteti, Ali Jashari, dekanët, senati i shkollës, kryebashkiaku Sotiraq Filo, Prefekti i Korçës, Pandi Papando, si dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ana Verushi. Në sallë ishin të pranishëm të gjithë futbollistët e Skënderbeut pa përjashtim, stafi drejtues, ai mjekësor, presidenti Takaj dhe zëvendëspresidenti Boshku, tifozë, miq e të afërm të Orges Shehit, i cili mes emocioneve vërtet të mëdha e ka pasur vendin në mes të sallës. Dje ka qenë dita e madhe e durrsakut, që e kishte thënë edhe më parë që tani ndjehet gjysmë korçar e gjysmë durrsak. Ceremonia e titullit ka zgjatur më shumë se 30 minuta, ndërkohë që nuk kanë munguar së reshturi duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve që e kishin mbushur amfiteatrin e universitetit plot e përplot. Shehi gjatë ceremonisë është ndjerë më i nderuar se kurrë më parë, pasi për herë të parë Universiteti “Fan S. Noli” nderon me titullin “Dr. Honoris Cauza” dhe me medaljen e arit një futbollist. Surpriza tjetër e madhe e kësaj ceremonie ka qenë edhe ajo e certifikatës së mirënjohjes që mori presidenti Ardjan Takaj, trofe i është shoqëruar edhe me pllakatin e argjendtë.

ORGES SHEHI Vetë Orges Shehi, pas këtij titulli, përpara gjithë të pranishmëve ka theksuar: “Është emocion vërtet shumë i madh. Kam fituar shumë tituj, kam fituar aq sa nuk e mendoja kurrë më parë dhe kam përjetuar emocione të jashtëzakonshme, ndërkohë kjo që po më nderoni sot mund t’u them që është “qershia mbi tortë”. I falënderoj të gjithë për këtë nder që më bëtë. Trofeu është personal, por unë do ta ndaja me të gjithë. Kam më shumë se 7 vite në Korçë dhe ndjehem mirë që po vazhdoj akoma të kontribuoj për këtë skuadër. Jam në një klub të madh dhe sot kam pak fjalë, sepse më nderuat shumë. Edhe njëherë ju falënderoj pafund”, – ka thënë Orges Shehi, i cili është emocionuar edhe më shumë pas duartrokitjeve kur ka marrë edhe një buqetë me lule nga vajza e tij.

ARDJAN TAKAJ Ka qenë surpriza e ditës ajo e nderimit që universiteti i ka bërë edhe presidentit Ardjan Takaj. Askush nuk e priste, por rektori Ali Jashari ka thërritur në podium numrin një të Skënderbeu, duke e nderuar me certifikatë mirënjohjeje, me motivacionin: “Presidentit të ekipit Skënderbeu. E ka mbështetur fuqishëm dhe e ka ngritur futbollin korçar në nivele europiane. Në shenjë mirënjohjeje nga pedagogët dhe studentët e universitetit të Korçës”. Më pas ishte radha e Takajt: “Dua t’u them se nuk jemi të ‘fortë’ këtu në podiume me fjalime, por në futboll jemi vërtet mirë. Dje kur po bisedoja me Shehin po diskutonim për ditët e para kur erdhi te Skënderbeu dhe filloi ky projekt. Është i vetmi futbollist i orëve të para të këtij Skënderbeu të madh, që ka mbetur në ekip. Këto tituj dhe nderime që po marrim janë një vlerësim shumë i madh për të vazhduar në rrugën tonë dhe ju falënderoj vërtet shumë, pasi edhe fjalët në këtë moment janë më të pakta se nderi që po na bëni. Ju falënderoj të gjithëve”.

Dokumentari Pas startit të ceremonisë, për të gjithë të pranishmit është shfaqur një dokumentar. Ai ka zgjatur diçka më shumë se 5 minuta dhe fliste totalisht për Orges Shehin. Ky dokumentar ishte përgatitur nga UEFA, që e kishte zgjedhur si lojtarin më të veçantë kapitenin e Skënderbeut: si futbollisti i vetëm 40-vjeçar që luan në Europa League. Përpara fillimit të dokumentarit është paraqitur edhe një “CV” e pasur e Shehit, si futbollit me 663 ndeshje mbi supe, si askush tjetër në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online