Juliano ultimatum lojtarëve: Përmirësoni gabimet!

Trajneri i kuq u flet lojtarëve: Na kënaq fitorja e parë, por nuk duhet të shmangim problemet që shfaqëm në fushë. Në pjesën e parë gabuam shumë

 Trajneri i Partizanit Mark Juliano ka shpëtuar nga shkarkimi në momentet e fundit të ndeshjes me Teutën. Nëse humbiste, italiani me shumë mundësi do të largohej nga drejtimi i skuadrës. Të kuqtë fituan me shumë fat, por nëse do t’i duhej të firmosnin për të fituar ndeshje të tilla do ta bënin me kënaqësi. Nga Juliano i pari, që qëndroi me dorë në zemër për 90-minuta lojë. Penalltia e Lenës ishte një “atak kardiak”, megjithatë java e gjashtë e Superligës do të luhet të hënën dhe kjo ka bërë që të kuqtë të mos ndalin stërvitjen.

Partizani është stërvitur dje paradite në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë. Trajneri Juliano u foli lojtarëve para fillimit të seancës stërvitore për fitoren ndaj Teutës, por edhe për vazhdimësinë.

FJALA – Numri një i stolit ka përgëzuar futbollistët e tij për marrjen e 3 pikëve, por ka pasur edhe kritika ndaj tyre në lidhje me gabimet e bëra në fushën e lojës. “Urime për fitoren, ishte shumë e rëndësishme për ne, për të na ndihmuar për të kaluar momentin ku ndodheshim. Përgëzime për fitoren, por duhet të tregohemi më të kujdesshëm në fushën e lojës. Të përmirësojmë gabimet që kemi bërë. Sidomos në pjesën e parë kemi gabuar shumë. Kam besim te ju dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë me rezultate pozitive. E rëndësishme se fitum një ndeshje të vështirë dhe me zemër”, – u ka thënë Juliano, futbollistëve të tij ndër të tjera. Më tej, seanca stërvitore ka vijuar normalisht.

SEANCA – Stafi teknik ka ndarë ekipin në dy pjesë. Titullarët dhe lojtarët që kanë luajtur kundër Teutës morën më pak ngarkesë, ndërsa pjesa tjetër futbollistëve mori ngarkesë të plotë. Me skuadrën nuk u stërvit Kalari, pasi qëndroi duke pushuar për shkak të qepjeve që ka marrë nga goditja e Dediç.

  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online