Pas mbërritjes në finalen e Ligës së Konferencës, Roma është kthyer më nje humbje në kampionat. Fiorentina ka fituar me rezultatin 2-0, duke shënuar dy herë brenda 11 minutavve. Goli i parë erdhi përmes një penalltie të akorduar në minutën e 5, çka ka hapur përsëri polemika për Murinjon. Trajneri portugez ka deklaruar për mikrofonin e “DAZN”-it pas ndeshjes se pret shpjegime nga gjyqtarët. Murinjo i kërkon llogari Bantit, i cili gjendej në dhomën e VAR-it, se përse vendosi të kthente vendimin e arbitrit Guida për t’i dhënë penallti Fiorentinës.
“Ne kemi pritur shpjegimin për shumë ndeshje dhe nuk kemi shpjegim. Sot ka një shpjegim të dyfishtë: njëri është se pas ndeshjes së të enjtes ka pasur mungesë energjie fizike dhe mendore. Ne tashmë e dinim atë. Skuadra tjetër e ka përgatitur (ndeshjen) gjatë gjithë javës. Shpjegimin duhet ta japë Banti që është nga Livorno, jo shumë larg këtu. Është një prekje, nuk është faull. Arbitri ishte afër dhe nuk dha penallti. Ndërhyn Banti. As nuk them që përtej gabimit, Fiorentina ishte më e fortë. Një tjetër ritëm. Ajo e meritonte.
Problemi është se nuk po flasim për sot, por për Venecian, Bolonjën. Kaq shumë episode që nuk kanë shpjegim. Ku është zoti Banti? Pse thirri një gjyqtar si Guida që ishte 10 metra larg dhe e pa që nuk ishte penallti? Këto janë shpjegime që ne nuk i kemi. Po, kemi një finale emocionuese. Nuk është e lehtë të harrohet në këtë klub, por ne kemi një kampionat për të luajtur. Tani është shumë, vërtet shumë“, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/