Kukësi i Safet Gjicit është europian, Kukësi i Diego Longos…shqiptar!

Te Kukësi, ekipi duket i ndarë në dy fytyra: “Safet Gjici dhe Diego Longo, stadiumi i ri dhe rezultatet, Europa e afruar dhe historitë e vizave të VAR, tipike shqiptare”. Një tjetër humbje për Kukësin, këtë herë ndaj Vllaznisë. Vetëm një fitore kanë arritur të marrin verilindorët në nëntë ndeshjet e fundit, pra me një fazë të tërë që është mbyllur.

Por në të gjitha rastet, Longo ka gjithmonë një arsye për të treguar sesi arbitri e goditi padrejtësisht Kukësin e tij, por asnjë të lidhur me marrjen e përgjegjësisë. Këtë herë është gjetur tema e vizës së hequr nga VAR që mund të bëhet edhe nga një fëmijë 7-vjeçar. Sigurisht që tani mund të pritet gjithçka pasi Longo kishte ankesa për vendimet e gjyqtarëve edhe në atë humbje 5-0 ndaj Partizanit.

Kukësi është shuar nga mrekullia e ndeshjeve të para që në momentin kur trajneri mori skenën mediatike me shfaqjet e kryera. Nga ana tjetër, kemi Kukësin e Safet Gjicit. Një stadium i mrekullueshëm është ndërtuar në qytet, model dhe europian. Vepër arti që do të qëndrojë si trashëgimi për breza me radhë, e që do ta kishin zili edhe shumë ekipe të tjera në Ballkan.

E teksa sheh fytyrën e stadiumit, nuk përputhet aspak me të vetë ekipit që luan në të. Dy ndeshje ka zhvilluar skuadra e Longos në këtë arenë dhe në asnjërën prej tyre nuk ka arritur të fitojë, por në njërën ka barazuar dhe në tjetrën ka humbur. “I huaj në shtëpi”. Sigurisht që tekniku i verilindorëve duhet t’i falet zemërgjerësisë së Gjicit për t’i besuar edhe pas gjithë këtyre provave, shifrave dhe statistikave që flasin kundër, Kukësi mund ta lërë hua shtëpinë e re për Europën, pasi vetë nuk e përdor dot.

A do të kishte më turp se kaq? Kjo duhet të jetë çështja që duhet të shqetësojë Longon në këto momente dhe arsyeja se pse nuk po i përgjigjet ekipi në fushë, temat e tjera mund të diskutohen nga vetë shqiptarët në kafene, nuk duhet me patjetër që t’i jepet zë mendimit në mikrofon. Safet Gjici e afroi Europën në Kukës, Diego Longo nuk po arrin dot ta çoj Kukësin në Europë./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online