“Furtunë“ kuqezi për Qipron, Kombëtarja e femrave triumfon me goleadë në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka marrë një fitore të madhe ditën e sotme. Vajzat kuqezi kanë mposhtur me goleadë 4-0 Qipron në “Loro Boriçi“. Ishte Jashari ajo që tundi rrjetën e para që në minutën e 18, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në avantazh minimal nga Shqipëria. Ndërohë minutat e fundit të pjesës së dytë ishin një “furtunë“ e vërtetë për qipriotet, të cilat pësuan edhe 3 gola të tjerë.

Në minutën e 80 Doçi tregohet e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa rrjetën do e tundnin më pas edhe Gjini e Maksuti, respektivisht në minutën e 87 dhe të 92. Kjo ishte fitorja e dytë e Kombëtares së femrave në kualifikueset për Kampionatin Europian, ku mban vendin e parafundit në grup, vetëm 4 pikë larg vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online