Tallje amerikane, Godelli nuk shkon dot në Botëror

Lajm i pabesueshëm nga peshëngritja: Daniel Godelli ka mbetur jashtë Botërorit të peshëngritjes, që do të zhvillohet në fundin e këtij muaji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sportisti i njohur ka aplikuar dy herë, por Ambasada amerikane ka refuzuar ta pajisë me vizë edhe dje, duke mos shpjeguar arsyen, si zakonisht. Justifikimi se Godelli mund të mos kthehet më është qesharak, sepse Godelli nuk është person dosido, ka bredhur botën dhe ushqehet me sportin.

Një sjellje skandaloze, që Ambasada amerikane e ka zakon me të gjithë shtetasit shqiptarë, edhe pse shpesh ka raste kur i jep vizat pas aplikimit të katërt apo të pestë në pak javë, një tjetër absurditet dhe skandal, por natyrisht ne jemi tepër të vegjël dhe të pambrojtur, përveçse i kemi qeveritë servile.

Në këtë mënyrë Daniel Godelli, ish-kampion i botës për të rritur, ka humbur shansin e tij për të rikuperuar imazhin e humbur nga Botërori i shkuar, ku pasi u shpall kampion bote, medaljet ju hoqën pasi rezultoi pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online