“Tallej me Taren dhe na bënte si shkencëtar”! Në Angli e quajnë gjeniu i futbollit, si Bielsa e la Lacion

Marcelo Bielsa është trajneri i momentit dhe në Angli po konsiderohet si gjeniu i futbollit. Mjafton që të shohim lojën e Lids në “Premier League”, e cila është më e bukura për momentin, por gjithashtu edhe po sjellë shumë rezultate. Disa vite më parë Bielsa u zyrtarizua te Lacio dhe premtoi një projekt të madh për rikthimin e kësaj skuadre në nivelet më të larta.

Por ende pa debutuar me ndeshjen e parë si trajner, Bielsa do të largohet. Arseja? Jo më kot konsiderohet si “El Cholo”. Sipas asaj që ka pohuar vetë Lotito, trajneri tallej me Igli Taren teksa i kërkonte futbollistë që pasi zbrisnin në kryeqytet, nuk konsideroheshin më si të nevojshëm.

“Marcelon e largova unë. Kur isha në Francë, Tare më telefononte dhe më thoshte se kishte blerë lojtarët që i pëlqejnë Bielsës, por trajneri ndërronte mendje pas tre minutash. U ktheva në Formelo dhe e morëm në telefon. Tare i fliste dhe ai përgjigjej sikur të ishte ndonjë shkencëtar. Nuk durova më dhe i mora telefonin nga dora Iglit. ‘Dëgjo mister, mori fund, ju duhet të largoheni’. Iglit nuk i mbeti pikë gjaku në fytyrë…”, do të shprehej Lotito. Mbetet vërtet e vështirë për t’u shpjeguar sesi nuk mundi të vazhdonte në rrugën e duhur bashkëpunimi mes një gjeniu të futbollit në Angli dhe gjeniut të transferimeve në Seria A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online