Çfarë autogoli/ E mbylli si askush tjetër te Reali, sot Zidan rrezikon shkarkimin pas “El Clasico-s”

Në orën 16:00 do të zhvillohet edhe “El Clasico” atje ku Barcelona do të përballet kundër Realit të Madridit. Një autogol i madh i bërë nga ana e Zidan që e sheh veten në meditim pas gabimeve që ka bërë me vendimet e marra në karrierën si trajner.

Pasi fitoi gjithçka me Realin e Madridit dhe pa se ekipi nuk ishtë me i etur si dikur, francezi zgjodhi që të largohej vetë mes dashurisë së madhe të tifozëve për gjithçka fitoi me madrilenët. Pra duke e mbyllur në mënyrën më të mirë, thuajse si asnjë trajner tjetër në Europë.

Dhe sapo Reali i Madridit po shfaqte vështirësitë e para me një tjetër kapiten në anije, u kërkua sërish drejtuesi i vjetër. Zidan pranoi të merrte sërish ekipin e Realit, por këtë herë duket se është një tjetër histori.

Ekipi nuk po bind si më parë dhe kritikat nga tifozët janë të shumta. Në Spanjë shkruajnë me bindje të plotë se nëse Barcelona arrin që ta mund pastër në “El Clasico”, atëherë me shumë gjasa pritet një shkarkim i mundshëm i Zidan. Ky do të ishte një vendim që do ta shokonte francezin që bëri gjithçka për të evituar një moment të tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online