Talenti shqiptar shkon në Serinë C: I lumtur, koha të mas forcën!

Andrea Isufaj do të luajë sezonin tjetër në Serinë C italiane. Sulmuesi i talentuar shqiptar është zyrtarizuar sot te Lukeze, në formën e huazimit nga Kievo Verona, që ka ende në pronësi kartonin, pasi pagoi 100 mijë euro te Areco dy vite më parë.

Isufaj vjet, me Primaveran e Kievos shënoi pesë gola, teksa mund të luajë jo vetëm si pykë, por edhe në krah. Bushi e ka shënjestruar për U-21, edhe pse ende i ri në moshë.

 

Agjenti Sokol Haxhia, në prononcimin për “Sport Ekspres” u shprej: “Do t’I bëjë shumë mirë Isufajt që të luajë në Serinë C, pasi me të rinjtë është ndryshe dhe në një ligë ku ka shumë skuadra të forta, ndryshe…”.

Edhe sulmuesi, për “Sport Ekspres” u shpreh: “Jam i lumtur dhe mezi pres të nisë këtë aventurë. Dua të matem me një kampionat me shumë skuadra të mira dhe të forta”.

Kujtojmë që Isufaj është ende 17 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *