Adrian Bajrami është kthyer i motivuar në Portugali. Lojtari 19-vjeçar përjetoi grumbullimin e parë me Kombëtaren kuqezi në fund të muajit mars, megjithëse nuk arriti të shkelte në fushë me fanellën kuqezi.
Ndërkohë pas rikthimit në radhët e Benfikës, mbrojtësi shqiptar arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Bajrami ka shënuar golin e parë në fitoren e thellë të Benfikës U23. Këta të fundit kanë mposhtur me shifrat 1-5 bashkëmoshatarët e Bragës, ndërsa sipari i golave u ngrit pikërisht nga lojtari shqiptar, i cili ekzekutoi saktë një 11 metërsh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/